Anti-dopingu trajtohet seriozisht në volejbollin kosovar: Seminar i rëndësishëm të hënën
Federata e Volejbollit të Kosovës ka bërë një njoftim të rëndësishëm rreth një seminari anti-doping që do të mbahet të hënën, më 13.12.2021 në formë virtuale.
FVK potencon se tema do të rëndësishme do të diskutohen në këtë seminar, ku ligjërues do të jetë koordinatori i agjensionit anti-doping të Kosovës, KosAda, Bernard Tahirbegolli.
Më poshtë, postimi i plotë i FVK-së:
Seminari anti-doping ❌
Nesër, e hënë 13.12.2021, me fillim nga ora 18:00 mbahet seminari anti-doping me përfaqësues të klubeve të volejbollit kosovar. ?
Seminari mbahet në bashkëpunim me agjensionin kosovar për anti-doping, KosADA, derisa ligjërues do të jetë koordinatori i këtj agjensioni, Bernard Tahirbegolli. ?
Përveç klubeve, në seminar do të marrin pjesë edhe zyrtarë të FVK-së.
Disa prej temave kryesore që do të diskutohen ?:
⚫ Kush është WADA dhe çka janë politikat anti-doping?
⚫ Kush është KosAda dhe për çka është përgjegjëse?
⚫ Lista e substancave dhe metodave të ndaluara nga WADA për vitin 2022
⚫ Procedurat e testimit për kontrollë të dopingut