Anthony Davis e thotë hapur: Nuk mund ta fitojmë titullin duke luajtur kështu

Anthony Davis e thotë hapur: Nuk mund ta fitojmë titullin duke luajtur kështu

Los Angeles Lakers kanë pësuar një disfatë të rëndë ndaj Timberwolves në ndeshjen e mbrëmshme.

Lakers ishin dobët si në aspketin sulmues, ashtu edhe në defensive, duke pësuar humbje 83:107, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes së mbrëmshme, disa fjalë ka thënë Anthony Davis, një nga yjet kryesore të skuadrës, i cili hapur ka thënë se me këtë lloj loje nuk mund të arrihet titulli i kampionit.

“Ne nuk do të fitojmë titullin e kampionit me mënyrën se si jemi duke luajtur”, ka thënë Davis, transmeton Periskopi.

“Ne ishim të shpifur, pa mbrojtje, nuk mund të shënonim. Duhet të bëjmë më mirë. Duhet të vendosim se kush duam të jemi. Duhet të bëjmë më mirë, kjo është turpëruese”, shtoi qendra amerikane.

Davis aktualisht është figura kyçe te Lakers, me LeBron James që vazhdon të jetë i lënduar. /Periskopi/

Shpërndaje në: