Ansu Fati i nënshtrohet operimi verifikues, për ta shikuar progresin

Ansu Fati i nënshtrohet operimi verifikues, për ta shikuar progresin

Ansu Fati nuk do të rikthehet në fushat e blerta në këtë sezon.

Talenti spanjoll, Ansu Fati i është nënshtruar një operimi verifikues për të shikuar progresin e tij dhe koha e tij e rikthimit ende nuk është caktuar.

Fati ishte në Portugali në qytetin e Portos, ku kishte vizituar Dr. Jose Carlos Noronha për lëndimin e tij në gju.

Norohna kreu një operim të vogël të quajtur “Arthroscopy”, ku përmes një tubi të vogël me një kamerë futet në gjurin e pacientit dhe shikon progresin e gjurit dhe ligamenteve rreth tij.

Fati nuk ka luajtur që nga muaji nëntor, ku është operuar në gju. Ai këtë sezon ka 10 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola, njërën nga to edhe në “El Classicon” ndaj Real Madridit.

Barcelona nuk ka dhënë ndonjë datë të rikthimit, por ka njoftuar se rikuperimi i Fatit është nën monitorim dhe duke shkuar sipas planit.

Shpërndaje në: