Anorgazma: Gjithë arsyet që mund ta shkaktojnë
Vështirësia ose paaftësia për të arritur orgazmën, pavarësisht stimulimit dhe prezencës së eksitimit quhet ndryshe ‘anorgazmë’. Arritja e maksimumit të kënaqësisë seksuale nuk është gjithmonë e mundur dhe shkaqet për këtë janë të shumta. Ky shqetësim është i pranishëm te të dyja gjinitë, si te burrat ashtu edhe tek gratë, ndonëse statistikat tregojnë që anorgazma është më e zakonshme te gjinia femërore.
Shpesh anorgazma haset gjatë raportit seksual mes dy partnerëve edhe pse orgazma mund të arrihet me praktika të tjera, siç mund të jetë masturbimi. Ekzistojnë edhe raste kur individët nuk arrijnë në asnjë rast më orgazëm dhe shpesh nuk e ka arritur atë deri më tani.
Origjina e këtij problemi nuk është plotësisht e qartë edhe nga mjekët, megjithatë ka disa faktorë që ndikojnë në shfaqjen e këtij çregullimi. Ato ndahen në tri grupime: Shkaqe psikologjike, relacionale dhe biologjike.
Shkaqet më të shpeshta janë:
1- Ankthi për suksesin e raportit seksual: ky ankth paraprak e dëmton ose e kufizon intimitetin me partnerin.
2-Raporti me trupin: mund të ndodhë që anorgazma të vijë për shkak të një frenimi personal, që mund të provokohet nga pasiguria dhe mungesa e vetbesimit.
3-Bllokime psikologjike që mund të vijnë për shkak se personi në të kaluarën ka qënë viktimë e një dhune seksuale, që mund të çojë edhe në humbje ndjenjash.
4-Mungesa e stimulimit klitoral: Gratë ndjehen të zëna ngushtë dhe të turpëruara, për të shprehur këtë nevojë të tyren dhe shpesh kanë tendencën të evitojnë diskutimin e kësaj teme.
5-Një çift i papërshtatshëm: Shumë shpesh anorgazma lidhet edhe me një partner/e të caktuar pasi partnerit/es nuk i ka ndodhur kjo me partner/e të tjerë/a.
6-Përdorimi i substancave narkotike dhe i antidepresantëve ka gjithashtu ndikim në mosarritjen e orgazmës dhe mund të kenë një efekt frenues mbi të.
7-Një vetë-kontroll i tëpërt: në këtë rast më të predispozuar për të vuajtur janë personat e ashpër/ kritikues të vetes së tyre, që vështirë ta lënë veten të lirë për të shijuar këto momente emocionale.