Ankthi, shenjë e inteligjencës së lartë

Ankthi, shenjë e inteligjencës së lartë

Gjatë një studimi të kryer në Universitetin Lakehead në Ontario të Kanadasë, psikologu Alexander Penney dhe kolegët e tij anketuan më shumë se 100 studentë, ku u kërkuan të raportonin mbi nivelet e shqetësimit.

Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë zbuluan se studentët me shumë ankth (ata që pranuan se shqetësoheshin dhe për gjënë më të vogël), shënuan rezultate më të larta në testin verbal të inteligjencës.

Perceptimi se personat që shqetësohen shumë janë më inteligjentë është përforcuar nga një eksperiment i kryer në vitin 2012, nga psikologët Tsachi Ein-Dor dhe Orgad Tal në Qendrën Ndërdisiplinore Herzliya në Izrael.

Në eksperiment u përfshinë 80 studentë, të cilëve iu kërkua të vlerësonin një punë artistike nga një program softuerik.

Ndërkohë që po bënin punën që u kishin kërkuar, pjesëmarrësit aktivizuan “aksidentalisht” një virus në kompjuter (Kjo në fakt ndodhi automatikisht).

Krijuesit e eksperimentit u kërkuan studentëve të kërkonin menjëherë mbështetje teknikë, shkruan albeu. Ata panë se studentët më inteligjentë u shqetësuan më shumë dhe këmbëngulën që të gjenin një zgjidhje, krahasuar me studentët e tjerë më pak inteligjentë.

Prandaj, herës tjetër, kur dikush ju thotë që të qetësoheni, i shpjegoni se nervozizmi ka virtytet e tij.

Shpërndaje në: