Ankthi sëmundje në rritje tek shqiptarët, ja si të veproni kundër tij

Ankthi sëmundje në rritje tek shqiptarët, ja si të veproni kundër tij

Sëmundjet e shëndetit mendor janë një sfidë që po prek të gjithë globin, madje në vendet e zhvilluara, kanë marrë një përhapje më të madhe.

Si pas një raporti të publikuar nga Komisioni Lancet, në Shqipëri, ankthi është sëmundja më e përhapur, me 3.56% të popullsisë së prekur, dhe së bashku me Malin e Zi mbajnë vendin e parë për përhapjen e sëmundjes në rajon.

Sipas mjekes psikiatre Arjana Rreli shifra e të prekurve nga ankthi ka ardhur në rritje, ndërkohë që grup-moshat më të prekura janë ato 20-50 vjeç. Shkaktarët kryesorë sipas mjekës janë faktorët ekonomikë.

Sëmundjet e shëndetit mendor mbeten ende tabu në vendin tone, megjithëse kohët e fundit ndërgjegjësimi për t’u paraqitur tek mjeku psikiatër është në rritje, raporton “b.w”.

Qytetaret i njohin faktorët që ndikojnë në shkaktimin e stresit, ankthi apo problemeve të tjera të ketij lloji, por janë të paktë ata që pranojnë ta ndajnë me te tjeret eksperiencën e tyre.

Këshillat e mjekeve janë të thjeshta, shmangia e alkoolit, duhanit dhe lendeve narkotike e ruan shëndetin mendor./Periskopi

Shpërndaje në: