Ankthi nxit meteorizmin

Ankthi nxit meteorizmin

Meteorizmi, pra prania e ajrit në zorrë vjen nga një ushqim shumë i pasur me fruta dhe perime që fermentohen gjatë tretjes, por gati gjithmonë sidomos tek vajzat e reja shkaku është sindroma e zorrës së trashë së irrituar.

Bëhet fjalë për shqetësimin që ka të bëjë me sistemin nervor autonom (ai që rinon funksionet vegjetative, “automatike” të organizmit si frymëmarrja, tretja, qarkullimi i gjakut) dhe që manifestohet në zorrë e në stomak.

Problemi lidhet shpesh me një gjendje ankthi dhe tensioni që rrit lëvizjet e zorrëve dhe si pasojë mbushet me ajër.

Veç fryrjes vihen re dhe dhimbje shqetësuese të barkut dhe një ndjenjë rëndese në krye të stomakut.

Veç të tjerash alternohen ditët me dhimbje zorrësh dhe njëkohësisht dhe me jashtëqitje të dobëta sidomos në momente tensionesh të veçanta.

Dhe ky është shqetësimi i parë që duhet hequr për të eliminuar simptomën e zorrëve, transmeton Telegrafi.

Akumulimi i gjendjes së ankthit, nëse nuk e zbrazni, përqendrohet pikërisht në stomak; frymëmarrja e zorshme e njerëzve tipik që vuajnë nga ankthi, favorizon përthithjen e më shumë ajri që qendron i bllokuar sepse nuk arrin të dalë jashtë nga hunda apo goja.

Era e pakëndshme e tyre vjen prej baktereve që ndodhen në zorrën e trashë, të cilat çlirojnë sasi të konsiderueshme gazi që përmban sulfur.

Gazrat në traktin tretës (ezofag, stomak, zorrën e hollë dhe në zorrën e trashë) vjen nga dy burime: Gëlltitja e ajrit, si dhe nga shpërbërja normale e disa ushqimeve të patretura prej florës bakteriale në zorrën e trashë.

Neglizhenca në trajtimin e tyre, shpesh shfaqet në nivele të larta duke bërë që shumë persona të përballen me gjendje të parehatshme.

Do të jetë mjeku që do t’ia shpjegojë pacientit cili është mekanizmi që nxit shqetësimet e zorrëve duke sugjeruar terapitë e duhura që nga ilaçet e ëmbla e duke e edukuar paralelisht me një regjim ushqimi korrekt.

Shpërndaje në: