Ankohet Blendi Fevziu: Fotot e mia po përdoren për t’i joshur femrat braziliane

Ankohet Blendi Fevziu: Fotot e mia po përdoren për t’i joshur femrat braziliane

Blendi Fevziu është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme.

Një mjek nga Brazili e ka njoftuar se fotot e tij po keqpërdoren nga dikush në Brazil i cili shtiret si i pasur dhe kërkon grua.

Blendi ka publikuar edhe profilin e mashtruesit madje ai ka krijuar edhe një pasaportë dhe mjete identifikimi.

“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekologu. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret si një burrë fallco për të vjedhur femra braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një i vetumar i pasur që po kërkon për grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës simë”, shkruhet në mesazhin që mjeku i ka dërguar Blendi Fevziut.

Shpërndaje në: