Anija kozmike që u lëshua para 44 viteve në hapësirë kap zhurmë të çuditshme (Audio)
Sonda më e largët e njerëzimit në hapësirë, Voyager 1, ka detektuar një “hum” të çuditshëm në të dhënat nga hapësira ndëryjore.
Zhurma është e mundshme që u prodhua nga gazi ndërhyjor, por megjithatë duhen hetime të mëtejme.
Anija kozmike më e largët e njerëzimit ka detektuar një gumëzhimë që po vinte nga jashtë sistemit tonë diellor, raporton BTh, përcjell Periskopi.
Voyager 1 është lansuar në vitin 1977 – bashkë me binjakun e tij Voyaer 2 – dhe ka udhëtuar më larg e më larg në hapësirë qe 44 vjet.
Stella Koch Ocker, eksperte në astronomi, zbuloi zërin në të dhënat që vinin nga kjo sondë, që maste densitetin e eletkroneve.