Anija e NASA-s arrin orbitën e Jupiterit
Agjencia Amerikane e Hapësirës ka bërë të ditur se Anija “Juno” e NASA-s ka mbaruar udhëtimin pesëvjeçar, duke u futur në orbitën përreth Jupiterit, ku do të studiojë planetin më të madh në sistemin diellor.
Juno ka udhëtuar 1.7 miliard milje që kur është nisur, me një shpejtësi prej më shumë se 130,000 miljesh në orë.
Shkencëtarët planifikojnë ta përdorin Junon për të studiuar thellësinë e brendshme të planetit.
Ata mendojnë se struktura dhe kimia e saj e brendshme përmbajnë të dhëna se si është formuar bota.