Anglia skuadra e vetme që ende nuk ka pësuar gol në “Euro 2020”
Anglia të shtunën siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti Ukrainën 4-0.
Kombëtarja e Anglisë ka mposhtur Ukrainën 4-0, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Anglia është skuadra e vetme që pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në këtë Kampionat nuk ka pësuar gol, 450’ minuta pa pranuar gol.
Anglezët e nisën me fitore ndaj Kroacisë 1-0, më pas barazuan pa gola kundër Kroaciës, fituan 1-0 me Çekinë, 2-0 triumfuan ndaj Gjermanisë, dhe sonte shkatërruan Ukrainën 4-0.
Pesë ndeshje, katër fitore, një barazim, tetë gola të shënuar, zero të pësuar nga anglezët.