Anglia rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës, të paktën pesë futbollistë refuzojnë vaksinimin

Anglia rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës, të paktën pesë futbollistë refuzojnë vaksinimin

Shpresat e Anglisë për Kupën e Botës 2022 janë në balanc, pas problemeve me vaksinimin nga Covid-19, transmeton Periskopi.

Një raport nga ‘The Sun’ potencon se të paktën pesë pjestarë të skuadrës së Gareth Southgates po e refuzojnë vaksinimin.

Katari – vendi nikoqir i kompeticionit – po mendon të pezullojë ose evakuojë futbollistët e pavaksinuar.

Një lojtar i grupit rebel thuhet të ketë thënë se janë ‘shumë të rinj dhe të përgatitur’ që të preken nga Covid-19, derisa një tjetër po mbahet në konspiracioni bizare rreth vaksinës.

Pjesa tjetër thuhet se janë nën presionin e partnerëve që të mos vaksinohen.

Një burim i tha The Sun: “Dhomat e zhveshjes dhe grupet WhatsApp janë të mbushura me teori konspirative antivaksinore. Shumë lojtarë të moshuar janë mashtruar nga argumentet dhe mitet në internet kundër vaksinës.

“Dhe ata refuzojnë të ndryshojnë drejtim. Nëse Katari vazhdon me planet për të kërkuar pasaporta të vaksinës Covid nga tifozët dhe lojtarët, do të vijë në kulm. ” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: