Anglia me katër mungesa të mëdha para sfidës me Shqipërinë
Anglia ka konfirmuar se katër futbollistë të ftuar për ndeshjet kualifikuese të nëntorit nuk do të grumbullohen.
Marcus Rashford, James Ward-Prowse, Mason Mount dhe Luke Shaw do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë të muajit nëntor.
Rashford do të mbetet me Manchester Unitedin për t’u koncentruar në arritjen e gjendjes optimale, ndërsa Ward-Prowse do të mungojë për shkak të një gripi.
Ardhja e Mason Mount u shtye për shkak të ndërhyrjeve dentale dhe situata e tij do të monitorohet në ditët në vijim, kurse Luke Shaw mungon për shkak të një lëndimi që e pësoi në derbi ndaj Manchester Cityt.
Ndërkohë, Gareth Southgate ka ftuar talentin e Arsenalit, Emile Smith-Rowe për herë të parë.
Anglia do të përballet me Shqipërinë dhe San Marinon, kurse momentalisht Southgate në dispozicion i ka vetëm 22 futbollistë.