Anglia me iniciativa individuale kundër një Gjermanie që dinë si të luaj në ndeshje të mëdha, ky është rezultati aktual i ndeshjes

Anglia me iniciativa individuale kundër një Gjermanie që dinë si të luaj në ndeshje të mëdha, ky është rezultati aktual i ndeshjes

Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Anglisë dhe Gjermanisë e cila po zhvillohet në “Wembley” e vlefshme për raundin e 16-të të Euro 2020.

Skuadra vendase nuk ka treguar ndonjë gjë përveç ndonjë iniciative individuale apo ndonjë ndërpreje, ku vërehet mungesa e karakterit të kësaj skuadre.

Anglezët kanë posedimin e topit me një diferencë minimale, po ashtu të dy ekipet kanë tentuar dy herë portën, transmeton Periskopi.

Në anën tjetër skuadra e Joachim Low, ka qenë më kompakte dhe më e rrezikshme por nuk ka arritur të zhbllokojë rezultatin.

Vlen të ceket rasti i Kane i cili edhe pse nuk u dok fare gjatë pjesës së parë në fund të minutave shtesë ishte shumë afër golit por mbrojtja gjermane i mohoi golin.

Rezultati aktual i ndeshjes është 0 me 0, ku pjesa e dytë pritet të jetë më premtuese./Periskopi

Shpërndaje në: