Anglia, Italia dhe Spanja mund të anulojnë sezonet në ligat respektive pas zhvillimeve dramatike

Anglia, Italia dhe Spanja mund të anulojnë sezonet në ligat respektive pas zhvillimeve dramatike

Një tërmet i përmasave apokaliptike tashmë ka shpërthyer në futbollin botëror, me krijimin e SuperLigës Evropiane që për kryesues ka presidentin e Real Madridit, Florentino Perezin. Raportimet e fundit janë shumë shqetësuese.

Gazetari prestigjioz, Adriano Del Monte, ka dhënë lajmin si vijon:

“Raportimet nga DiarioAs” tregojnë se Federatat respektive angleze, italiane dhe Spanjolle do të konsiderojnë anulimin e sezoneve aktuale dhe mos-dhënien e trofeve për fituesit e përfshirë në SuperLigën Evropiane”. – shkruan ai në Twitter, përcjell Periskopi.

Aktualisht, në Premier Ligë prin Manchester City. Në Itali prin Interi. Në Spanjë prin Atletico Madridi.

Kjo do të nënkuptonte se në Angli kampion të shpallej potencialisht Leicester City që është në vend të tretë – me përjashtimin e gjashtëshes famëkeqe. Në itali kampion do të ishte Atalanta dhe në Spanjë do të ishte Sevilla. /Periskopi

Shpërndaje në: