Anglia fitoi 10-0 kundër San Marinos mbrëmë, por një Kombëtare tjetër ka shënuar më së shumti gola këtë vit
Triumfi poshtërues me dhjetë gola i Anglisë kundër San Marinos, ia siguroi ‘Tre Luanëve’ vendin e dytë në mesin e Kombëtareve me më së shumti gola të shënuara në futbollin internacional.
Anglia shënoi 51 gola në vitin 2021 – një më shumë se rivali i përbetuar, Gjermania, transmeton Periskopi.
Por anglezët kanë shënuar dy më pak se Kanada, e cila ka shënuar plot 53, madje me një ndeshje më pak të luajtur se skuadra e Gareth Southgate.
Kanada ka pasur një vit brilant sa i përket golave, derisa kishte mposhtur 11-0 Ishullin Kaiman dhe demoloi 7-0 Aruban. /Periskopi.com/