Anglia e fortë për Kroacinë në ndeshjen ku u thyen rekorde historike

Anglia e fortë për Kroacinë në ndeshjen ku u thyen rekorde historike

Kombëtarja e Anglisë e ka nisur me fitore rrugëtimin në Euro 2020, teksa ka mposhtur Kroacinë me rezultat 1-0, në përballjen e vlefshme për Grupin D.

Raheem Sterling shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 57-të, pas një asistimi brilant nga Kalvin Philips në minutën e 57-të, shkruan Periskopi.

Vlen të theksohet se fillimisht në minutën e gjashtë, Phil Foden kishte goditur shtyllën, teksa ai u zëvendësua në pjesën e dytë pasi nuk arriti të përfshihet sa duhet në lojë.

E në vend të tij u inkuadrua sensacioni i Borussia Dortmundi, Jude Bellingham i cili – si 17-vjeçar – u bë futbollisti më i ri në histori që luan në një ndeshje të Kampionatit Evropian.

Kujtojmë se më herët ‘Tre Luanët’ thyen një rekord tjetër historik në këtë përballje, teksa Gareth Southgate luajti me një formacion startues ku nuk pati asnjë futbollist të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, e kjo ndodhi për herë të parë që nga viti Eur 92.

Kujtojmë se tash Anglia prin në Grupin D me tri pikë pas një ndeshje të luajtur, teksa Çekia dhe Skocia ende nuk kanë zhvilluar përballjen e tyre./Periskopi.com/

Shpërndaje në: