Anglia e fortë për Austrinë, vetëm barazim për Gjermaninë kundër Danimarkës

Anglia e fortë për Austrinë, vetëm barazim për Gjermaninë kundër Danimarkës

Kanë përfunduar dy miqësoret, Angli – Austri dhe Gjermani – Danimarkë.

“Tre Luanët” kanë mposhtur Austrinë, derisa Gjermania ka barazuar me Danimarkën.

Angli 1 – 0 Austri

Anglia me rezultat minimal 1 – 0 ka arritur ta mposht Austrinë.

Pavarësisht që dominuan në të gjitha aspektet, anglezët shënuan vetëm njëherë.

Ishte talenti i Arsenalit, Bukayo Saka që realizoi në minutën e 57-të, gol për të cilin ishte i pari në fanellën e Kombëtares angleze.

Gjermani 1 – 1 Danimarkë

Gjermani ka barazuar në miqësoren ndaj Danimarkës me rezultat 1 – 1.

Dy skuadrat zhvilluan lojë mjaftë ofensivë, ku kishin shumë raste shënimi.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizojë rastet.

Neuhaus zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur duke kaluar Gjermaninë në epërsi (48′).

Ndërsa, Poulsen pas asistimit të Eriksen barazoi rezultatin (71′), që doli të jetë i fundit për këtë ndeshje.

Shpërndaje në: