Anglezët korruptuan sigurinë e stadiumit “Wembley” në finalen e Euro 2020
Nuk ka kaluar ende një vit nga ndeshja Itali-Angli për trofeun më prestigjoz të kontinentit dhe ajo përballje vazhdon të trazojë mendimet dhe ambjentin ishullor.
Ishin rreth 80 mijë te pranishëm ne “Wembley” për të festuar me “3 luanët” trofeun që në fund e ngriti në qiell Italia dhe në këtë mënyrë anglezët pranuan një nga disfatat më të mëdha të futbollit të tyre.
Lajmi që trazon sërish ujërat nuk eshte ndeshja e fushës por ajo e shkallëve. Sipas mediave, rreth 2 mijë tifoze vendas u futën në stadium pa biletë pasi korruptuan njerëzit e sistemit të sigurisë në 11 korrik.
Një gazetar i infiltruar si steward u punësua për të marrë pjesë në organizim dhe sipas “Daily Mail” procedura e pranimit të tij në punë ishte tërësisht e parregullt, ashtu si edhe veprimet e punonjësve të tjerë të sigurisë që mendohet se janë korruptuar.
Federata Angleze vazhdon hetimin qe prej 1 viti dhe shumë shpejt do të dalë në një përfundim që mund të jetë edhe më shokues se vetë rezultati i finales.