Angelina Jolie e shet pikturën e kryeministrit britanik për 7 milionë funte

Angelina Jolie e shet pikturën e kryeministrit britanik për 7 milionë funte

Një pikturë e ish kryeministrit britanik Winston Churchill, që ishte në pronësi të Angelina Jolies, është shitur për 7 milionë funte në një ankand në Londër.

Çmimi ishte gati katër herë më i lartë se sa në vlerësimet e bëra, dhe e mundi bindshëm rekordin e kaluar të pikturës së Churchillit, që ishte shitur për 1,8 milionë.

Kulla e Xhamisë Koutoubia, e pikturuar në Marrakesh gjatë Luftës së II Botërore, u shit te një blerës anonim, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Churchilli ishte një dashamirës i madh i artist, që u frymëzua nga qyteti maroken dhe pikturoi Kullën e Xhamisë së Koutoubias me vaj gjatë konferencës së Kasablankas më 1943.

Ai ia kishte dhuruar këtë pikturë liderit amerikan Franklin Roosevelt.

Kjo pikturë më pas e gjeti veten në duart e aktores dhe regjisores së famshme, Angelina Jolie kur u shit në vitin 2011. /Periskopi

Shpërndaje në: