Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshjen e divorcit pas 8 vjetësh betejë
Yjet e Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje divorci pas tetë vjetësh, ka thënë avokati i saj për mediat.
Nuk ka ende ndonjë koment nga avokati i Pittit, raporton Associated Press.
Çifti u martua në vitin 2014 dhe kanë gjashtë fëmijë. Jolie ka bërë kërkesë për divorc në vitin 2016, duke përmendur “dallimet e mëdha”.
Dyshja u përfshi në një betejë të ashpër për kujdestarinë e fëmijëve në muajt pas njoftimit.
Në vitin 2021, një gjykatës u dha kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të dy prindërve.
Çifti njihej si “Brangelina” nga fansat dhe u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2005 “Zotri dhe zonja Smith”.
Martesa ishte e dyta e Pitt – ai ishte martuar më parë me yllin e “Friends”, Jennifer Aniston, ndërkohë që ishte e treta për Jolie, pas martesave të saj me aktorët Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.