Angela solidarizohet me ta pastrehet, strehon një familje
Angela Martini ka njoftuar se e ka strehuar një familje.
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është prekur po ashtu nga tragjedia në Shqipëri.
Ajo ka ndërmarrë nismën duke hapur një llogari për të gjithë ata që duan ta japin kontribuitin e tyre.
Madje, Martini ka dhënë sot lajmin e mirë se një prej familjeve të dëmtuara ju është siguruar banesa ku do të stehohen.
“Jemi duke zhvendosur familjen e parë me fëmijë dhe pa shtëpi në një banesë sot. Video së shpejti”, shkruan ajo në Instastory.