Angela Martini pozon: Kush tha se të qëndrosh në shtëpi s’është seksi
Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është duke i kaluar ditët e mbyllur në shtëpi me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu.
Ajo po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Teksa po qëndron e vetë-izoluar, Martini ka shfrytëzuar rastin që të jetë aktive në rrjetet sociale, duke publikuar për fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja ndau me ndjekësit disa fotografi, ku shfaqej mjaft atrakive veshur me një fustan me dekolte të hapur.
“Kush tha se të qëndrosh në shtëpi nuk është seksi”- shkruan modelja teksa poston fotot. (TemA)