Angela Martini ka një mesazh para ekstradimit të burrit rumun

Angela Martini ka një mesazh para ekstradimit të burrit rumun

Dy ditë më parë, Prive.al raportoi ekskluzivisht se pas një viti në arrati, bashkëshorti i Angela Martinit, biznesmeni rumun Dragos Savulescu ka vendosur t’i dorëzohet autoriteteve italiane për t’u ekstraduar në vendin e origjinës.

Atje, Savulescu është dënuar me burgim për një skemë tjetërsimi të pronave në të cilën dyshohet se i ka shkaktuar dëm në vlerë prej miliona eurosh shtetit rumun.

E pas këtij raportimi, më në fund ka reaguar për herë të parë vetë Angela e cila ka preferuar heshtjen për një kohë të gjatë, deri sot.

Modelja e njohur, në një video krah bashkëshortit në veturë ka shprehur bindjen e saj për pafajësinë e tij.

E vërteta, drejtësia dhe dashuria e vërtetë gjithmonë fitojnë’ – është shprehur Martini duke dëshmuar në një formë edhe lojalitetin e saj ndaj personit të zemrës, në të mirë e në të keq.

Kujtojmë se sipas urdhërarrestit të lëshuar nga autoritetet rumune, Savulescu duhet të vuajë dënimin prej 5 vitesh burg.

Shpërndaje në: