Anëtarja e Bordit të RTK’së: I papranueshëm publikimi i lajmit dje të pambështetur në fakte
Anëtarja e Bordit të RTK-së Arta Berisha e konsideruar të papranueshme transmetimin në lajmet qendrore një “lajm” të një medie boshnjake për Periskopin dhe Nacionalen.
“Këtë qëndrim e prezantova edhe sot në mbledhjen e Bordit te RTK-së dhe kërkova nga Ushtruesja e Detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme marrjen e masave duke qenë se publikimi i lajmeve pa fakte është në kundërshtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së dhe Standardet Profesionale. Pjesën tjetër të analizës pres ta trajtoj me seriozitet komisioni i brendshëm”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Si anëtare e Bordit të RTK-së e kam konsideruar të papranueshme publikimin e lajmit të pambështetur në fakte në webfaqen e RTK-së dhe në edicionin e lajmeve qendrore dje.
Në gazetari faktet janë të shenjta ndërsa aktiviteti i verifikimit të informatave është proces që i ka mundësuar gazetarisë të mbijetoj. Sinqerisht, arsyeja e problemeve në gazetari sot veçanërisht atë që bëhet vetëm online është mungesa e fakteve.
Këtë qëndrim e prezantova edhe sot në mbledhjen e Bordit te RTK-së dhe kërkova nga Ushtruesja e Detyrës së Drejtoreshës së Përgjithshme marrjen e masave duke qenë se publikimi i lajmeve pa fakte është në kundërshtim me Ligjin e RTK-së, Statutin e RTK-së dhe Standardet Profesionale. Pjesën tjetër të analizës pres ta trajtoj me seriozitet komisioni i brendshëm.
Bordi i RTK-së ka bërë rrugë të gjatë në deinstrumentalizimin e RTK-së dhe rivendosjen e parimeve profesionale që do ta ndihmonin transmetuesin publik ta kthej besimin dhe kredibilitetin që i takon, nganjëherë në bashkëpunim me menaxhmentin nganjëherë pa këtë bashkëpunim.
Kjo rrugë vazhdon por jo duke bërë kompromis me elementet bazë të gazetarisë.