Anëtari i PDK’së në KQZ kërkon që sot të nisë publikimi i rezultateve për kandidatë

Anëtari i PDK’së në KQZ kërkon që sot të nisë publikimi i rezultateve për kandidatë

Anëtari i KQZ’së nga radhët e PDK’së, Arianit Elshani, gjatë mbledhjes së KQZ’së, ka kërkuar që nga sot të nisë publikimi i rezultateve për kandidatë.

“Unë insistoj dhe kërkoj që kjo të bëhet duke filluar që nga sot pra KQZ të fillojë publikimin e rezultateve të kandidatëve. Nuk ka kohë më për të humbur, sa më shumë që vonohet publikimi i rezultateve të kandidatëve aq më e madhe është pakënaqësia, aq më i madh është presioni, aq më të alarmuar janë të gjithë sepse krijohet pabesi në raport me institucionin”, tha ai.

Sipas tij “kjo do të qetësonte edhe subjektet politike edhe qytetarët”.

“Ne e dimë që secila kuti ka shirita të sigurisë, janë masat e sigurisë, janë nënshkrimet e komisionerëve e të gjitha procedurat që i kemi vendosur ne si KQZ përmes rregullave zgjedhore e që janë përcaktuara edhe me ligj”, tha ai.

Shpërndaje në: