Anëtarët e familjes mbretërore nuk vendosin rripin e sigurimit, ja arsyeja
Ditën që Princ Philip bëri aksident me makinën e tij, u konstatua se nuk e kishte të vendosur rripin e sigurimit. Për këtë arsye janë shtuar shumë zërat në lidhje me sigurinë e anëtarëve të familjes mbretërore.
Të gjithë janë bërë kuriozë të dinë se pse anëtarët e familjes mbretërore nuk vënë rrip sigurimi?
Në fakt mosmbajtja e rripit, mund të duket ironike, por ështët pikërisht për t’i mbajtur ata të sigurt!
Duke folur për “Hello Magazine”, oficeri Simon Morgan është shprehur se në raste emergjente anëtarët e familjes e kanë më të lehtë arratisjen, pra mungesa e rripit mundëson që ata të lëvizin më shpejt nga makina.
“E rëndësishme në një situatë të caktuar është mbrojtja e individit. Për shembull, në raste rreziku për të dalë sa më shpejt nga një automjet është e nevojshme mungesa e rripit”, ka shtuar ai.