Anëtarësimi i mbetur për gjysmë i Kosovës, Osmani diskuton me Sekretarin e Përgjitshëm të KiE

residentja Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, në Munich ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.
Osmani tha se me të ka folur për rrugën e Kosovës drejt anëtarësim në KiE dhe përsëriti se Kosova anëtare e kësaj organizate është fitore jo vetëm për Kosovën, por edhe për vetë Europën.
“Një takim i frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, ku diskutuam mbi zhvillimet e fundit dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të përbënte një fitore jo vetëm për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për vetë Evropën dhe vlerat e saj themelore”, ka shkruar Osmani.