Anel Rashkaj per Periskopin: Lojtarët e rinj shohin interesin personal, ndikojnë prindërit e menaxherët

Anel Rashkaj per Periskopin: Lojtarët e rinj shohin interesin personal, ndikojnë prindërit e menaxherët

Lojtarët e rinj nuk po vijnë te Kombëtarja e Kosovës, e këtu janë disa faktor.

E para nga vendimi i tyre e dyta mund të ndikojnë prindërit dhe e treta nga menaxherët që kanë, shkruan Periskopi.

Këto ditë u rikthye sërish tema e lojtarëve që po largohen nga kombëtarja e Kosovës, për të shkuar tek kombëtaret tjera, në këtë rast tek Shqipëria.

Adrion Pajaziti dhe Medon Berisha ishin dy lojtarët e fundit që u larguan nga kombëtarja e Kosovës, për t’iu bashkuar Shqipërisë, me ç’rast pati edhe shumë reagime, shkruan Periskopi.

Por, përveç tyre, ishte edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari që zgjodhi të luajë për Zvicrën e jo Kosovën.

Të dielën e kaluar, ai mori ftesë nga Murat Yakin për t’i bashkuar Zvicrës për ndeshjet në Ligën e Kombeve, kundër Spanjës më 24 shtator, dhe kundër Republikës së Çekisë pas tri ditësh.

Kush është fajtori këtu: Futbollisti, prindërit, menaxherët apo Federata e Futbollit e Kosovës?

Periskopi ka biseduar me ish-kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj i cili i tha Kosovës PO edhe në momentin kur nuk ishim të pranuar në FIFA e UEFA.

Rashkaj fillimsht tha se nuk është befasuar nga zhvillimet e fundit, pasi thotë se lojtarët tani po shikojnë interesin personal.

“I kam përcjellur këto zhvillimet e fundit. Nuk jam shumë i befasuar shumë dhe e kam cekur edhe më herët se interesi personal po shikohet tani shumë më shumë. Normalisht që nuk është e hishme nga lojtarët të luhet me dyja federatat dhe ky është realiteti.

Ish-kapiteni gjithashtu tha se Federata duhet të shpalos programin dhe të rritë profesionalizimin në të gjitha grupmoshat.

“Unë mendoj se Federata mundet vetëm ta shpalos programin dhe planin e saj për futbollistët dhe është zgjedhje e personit dhe karakterit të tij që vendos për kë të luaj. Me siguri që ndikojnë edhe prindërit dhe menaxherët në këtë rast. Gjithashtu, Federata duhet të bëjë punën në maksimum dhe ta rritë profesionalizimin në të gjitha grupmoshat dhe pastaj se çfarë vendosin lojtarët nuk është më në dorën e tyre”, tha Rashkaj.

Kujtojmë se Kosova do të luajë dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetëm të Ligës së Kombeve gjatë këtij muaji, kundër Irlandës së Veriut në Belfast, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Periskopi/

 

Shpërndaje në: