Andy Robertson e detyroi portierin e RB Leipzigut që të ngulitej në rrjetë me kokë mbrëmë
Liverpooli siguroi një fitore të mirëseardhur 2-0 kundër RB Leipzigut në Champions League, të martën.
Ishte ndeshja e parë e fazës së eleminimit direkt që dukej jashtëzakonisht e vështirë në letër, por ‘Të Kuqtë’ dhuruan një paraqitje solide për ta siguruar çerekfinalen e Champions Leagues me njërën këmbë, transmeton Periskopi.
Golat e pjesës së dytë nga Mo Salah dhe Sadio Mane, të cilët kapitulluan nga gabimet e Marcel Sabitzer sh Nordi Mukiele respektivisht, për ta siguruar rezultatin brilant në Budapest.
Sidoqoftë, falë një spastrimi jo të mirë nga portieri i Leipzigut, Peter Gulasci, Andy Robertson ishte afër të shënonte një gol brilant nga distanca mbrëmë.
Portieri i gjermanëve u largua nga zona e tij për ta larguar rrezikun, por spastrimi i tij përfundoi në këmbët e mbrojtësit të Liverpoolit, i cili lansoi gjuajtje nga një distancë e konsiderueshme, por që përfundoi mbi transversalen.
Dhe, në tentativë për ta pritur goditjen e Robertsonit, Gulasci kërceu aq sa mundi, duke përfunduar me kokë në rrjetë.
Shikoni momentin më poshtë. /Periskopi.com/