Android ka mposhtur Iphone-in: Hulumtuesit thonë që lufta botërore e telefonave ka fituesin tashmë
Kur Androidi u lansua menjëherë pas Iphone-it të Apple, Steve Jobs kishte kërcënuar se do ta “shkatërronte”. Prej atëherë, dhe në mbarë botën, rivaliteti mes dy sistemeve ka animuar edhe përdoruesit e tyre. Tash, rezultatet janë: në mbarë botën, konsumatorët preferojnë njërën palë – dhe nuk është pala e Steve Jobs.
Ne ose ata: është binariteti arketip. E bën botën të kuptueshme nga ndarja mes dy pjesëve: puna kundër kapitalit, Perëndimi kundër Lindjes, burrat kundër grave, Periskopi kundër portaleve tjera e kështu me radhë.
Këto harta janë të parat që tregojnë ndarjen mes një prej binariteteve më të fundit: Android vs. Apple.
Që prej fillimit, ndjesitë mes Androidit dhe Apple ishin goxha tribale. Ishte Steve Jobs i cili vet e tha se do ta shkatërronte Androidin.
“Unë do ta shkatërroj Androidin, sepse është produkt i vjedhur. Jam i gatshëm të shkoj në luftë termonukleare për këtë gjë.” – thoshte Jobs, përcjell Periskopi.
Të blesh një telefon është si të zgjedhësh anë në armiqësinë e përjetshme.
Kosova nuk ështëe përfshirë në këtë hartë, ashtu siç nuk është as Mali i Zi. Por, vendi ynë vëllazëror Shqipëria duket se sërish ka zgjedhur një palë humbëse [siç ka ndodhur në Luftërat Botërore] pasi në hartë shihet se është me I-phone. Serbia në anën tjetër për fat të keq kësaj here ndodhet në anën ‘fituese’ të historisë, me Android. /Periskopi