Andrei Konchalovsky: Si u robërua arti (II)

Andrei Konchalovsky: Si u robërua arti (II)

(vazhdim nga numri i kaluar)

Prandaj (pos talentit) janë të nevojshme edhe zeja,  mjeshtria, teknika etj.  Zeja është mjet pa të cilën njeriu nuk mund t’i shpreh ndjesitë e veta. Zeja e të folurit, ajo e të pikturuarit me laps, zeja si atashim, si punë…Nëse talenti është nga Zoti, zeja perfeksionohet me punë dhe kohë. Mjeshtri bën atë që të tjerët nuk munden, ripërsëris nuk munden…Do të thoni, a nuk mund të ripikturohet konzerva (e supës)? Natyrisht se mundet, por a mund të pikturohet dora siç e ka vizatuar Pikaso? Apo të derdhet në mermer dora e Bahusit siç bëri Michelangjelo?

https://s-media-cache-ak0.pinimg.com/originals/f4/ca/5f/f4ca5fe0acffe1ac971b5881c1f8fe12.jpg
Piccaso, Dora.

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/2d/Michelangelo_Bacchus.jpg/250px-Michelangelo_Bacchus.jpg
Michelangelo, Bahus

Për diç të tillë duhet punë kolosale, përkushtim nga rinia e hershme, perfeksionim i pandërprerë i shprehjes artistike. Zeja si domosdoshmëri e artistit është zhvilluar qysh nga pikturimet e lashta të bizonëve në furra, pra  shekuj më parë. Nëse ndalemi tek figurat e vogla kineze të gdhendura në lëvozhga arrash, do të shohim hollësitë  e mjeshtërisë së të gdhendurit dhe do të kuptojmë se kjo përbën një mjeshtri të përcjellur nga brezi në brez, respektivisht një art me prapavijë shekullore.

https://s-media-cache-ak0.pinimg.com/564x/c4/eb/cd/c4ebcda1df7ee134a61d091115bdee82.jpg
Arrë kineze, punëdore

Vlera artistike e një vepre të tillë është e pafundme. E megjithatë në tregun kinez çmimi i një vepre të tillë është simbolik: 5 kopejkë. Diçka e tillë paraqet diskrepancë mes çmimit në treg dhe vlerës artistike. Një gjë e tillë s’është normale ngase do të duhej të ishte e kundërta. Dhe paramendoni: Andy Warhol 12 milionë! Zoti im! Dhe guxon të jetë e varur madje në murin e një muzeu të madh!

Gjëja e tretë që duhet të ketë një artist, pos talentit e zejes/mjeshtërisë është aftësia e të përçuarit të  mrekullueshmes. E në të ndjerit e të mrekullueshmes nuk luan rol (vetëm) bukuria, por intenziteti. Ndjenja në fjalë mund të jetë edhe tragjike. Në dramaturgji këtë rol mund ta kenë lotët, tek Shekspiri ndonjë vrasje tragjike, por ne ndjejmë madhështinë dhe bukurinë e njeriut. Ndjenja e të mrekullueshmës mund të jetë ndonjë mohim, por që përçon ndjenjë e jo mendim,“përplasje”,  ndjenjë dhembjeje e artistit, skena të frikshme. Artisti i famshëm britanik Francis Bekon vizatoi piktura të tmerrshme, por ai e dinte mirë se ç’bënte.

http://cdn.shopify.com/s/files/1/0833/0633/files/Francis_Bacon_Study_after_Velasquez_Portrait_of_Pope_Innocent_X_Iverna_2fb605cb-a27a-4b48-9fb1-4eed78eb115d.jpg?16208467891294188871

Pikturat e Bekon

Veprat e tilla lënë pas efekt të rëndë, por siç ka thënë edhe letrarja ime e preferuar Tatjana Tolstoja: artistit i duhet lartësim, i duhet të ngritet dhe të shoh se çfarë ka pas horizontit të realitetit. Dhe ky natyrisht është një proces për të cilin lipset mund dhe përpjekje.

Dhe gjëja  e katërt që i nevojitet artistit është inovacioni. Ç’do të thotë inovacioni? Do të thotë të mund të çashë më tej. E të çashë më tej, të depërtosh, do të thotë të thyesh zakone. Por artisti përpara se t’i rreket shkatërrimit të zakonit, duhet që paraprakisht ta njohë atë. Kjo sepse edhe barbari mund të shkatërrojë gjithçka para vetes, por ai nuk e di se ç’po shkatërron. Nëse marrim shembull ndonjë artist të madh që rrënon ligjësoritë nisur nga ato të Andrey Rublevit, i cili në kohën e tij theu ligjësoritë e ikonografisë greke, (por që i njihte jashtëzakonisht mirë ligjësoritë që donte t’i rënonte) kuptojmë se në këtë farë pune, lipset zotërimi shumë i mirë i zanatit dhe dijes.  Por ç’është njohja e ligjësorive/rregullave? Është njohja e traditës.  Njohja e kulturës. Inovatori i vërtetë është njeri me edukim të lartë dhe njeri i kulturuar. Ai di se ç’duhet rrënuar. Picasso u ngrit pafundësisht herë në skenë, studioi akademistët, impresionistët…u takua me gjyshin tim Petar Konchalovsky kur ky ishte në Paris. Gjyshi më thoshte se Picasso qëndronte me orë të tëra përpara veprave të Vrubelit. Picasoo ishte artist i madh dhe inovator i madh nga fakti se e dinte se ç’do të thoshte arti klasik, përpara se t’i fuste kazmën.  Por tejkalimi i rregullave të vjetra nuk do të thotë harresë e traditës. Ky angazhim në relacion me traditën edhe i ka dalluar artistët inovatorë nga amatorët apo nga tipat që prireshin kah skandali.

Me fillimin e shekullit XX, dëshira për ta rrënuar traditën u kthye në prirjen më të rëndësishme. Me fjalë tjera lirimi nga tradita, shlyerja e së vjetrës…Shpengler shkroi se nga ky moment nisi muzgu i artit europian. Rënja e traditës nuk erdhi vetëvetiu. Në fakt pse ishte e nevojshme rënia e traditës. Ç’u bë që gjërat çuan në atë drejtim? Cila ishte arsyeja reale? Për mendimin tim kjo rënie e traditës është shkaktuar nga zhvillime ekonomike dhe sociale më konkretisht nga ajo që njihet si lindje e tregtisë. Lindi ai që njihet si treg artistik. Historia e tregut artistik është një temë serioze që do e diskutojmë tani.
Në kohën e Renesansës, kur edhe u krijuan veprat e mëdha artistike, veçanërisht në Firence/Itali, nuk ekzistonte diç si tregu artistik. Artistët asnjeherë dhe asgjë nuk punonin për tregti a shitje, por gjithçka bëhej me porosi. Porosia mund të vinte nga Vatikani, nga Papa, nga zanatlinjtë e pasur dhe kësisoji artistët krijonin veprat e tyre duke e ditur se ku do përfundojë vepra e tyre. Ato vepra porositeshin jo për tu shitur po për tu përjetësuar ndonjë emër, për lavdinë e qytetit apo të  fesë, meqë  shumica e veprave artistike i kushtoheshin besimit, krishtërimit. E qartë, të gjitha veprat i nënshtroheshin regjimit strikt të kanonit, cenzurës e megjithatë  ishin vepra të mëdha artistike.

Related image
Sistina Chapel

https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/30/%27Adam%27s_Creation_Sistine_Chapel_ceiling%27_by_Michelangelo_JBU33cut.jpg/600px-%27Adam%27s_Creation_Sistine_Chapel_ceiling%27_by_Michelangelo_JBU33cut.jpg

Creation of Adam

Diçka si liria atëbotë ishte një gjë pah a hasur ndër artistë. Artistëve nuk ndodhte as tu shkoj ndërmend për çfarëdo forme të lirisë e shprehjes. E megjithatë edhe pse ishte kohë Inkuzioni, ndodhte të plasoheshin kryevepra, siç ishte shembulli me Don Kishotin. Në njëqind vjeçarin e fundit në Europë por dhe tek ne liria është kthyer në kushtin kryesor të krijimtarisë artistike, gjë që për mua përbën një ide të gabuar. Kjo sepse në kushte të mungesës së tregut dhe të mallrave artistike lindnin vetëm vepra artistike; kjo ngase artisti nuk mendonte si të tërhiqte vëmendje përmes skandalit, por si të krijoj një vepër të tillë që i përgjigjet paraqitjes ideale të së bukurës, prej nga edhe veprat e krijuara gjatë Renesansës s’janë vepra të dala nga investimet, s’janë vepra-investime. Veprat s’vareshin në mur pse ishin të shtrenjta, por që njerëzit të ndjenin kënaqësi dhe falenderim. Me fjalë tjera askujt nuk i binte ndërmend të pyeste për çmimin.

Kritiku i njohur britanik Robert Hughes, thoshte se i takon gjeneratës së fundit të atyre që shkonin në muze për të shikuar piktura pa pyetur se sa kushtojnë. Ndërkohë që ne sot krejt çka interesohemi është se sa është çmimi i një vepre. Sa kushton një film, 100 milion, 200 milionë ? Sapo të shohim se kushtojnë shtrenjtë ne mendojmë se janë vepra artistike; anasjelltas apo të shohim se mbajnë çmim të lirë si ato gdhendjet kineze fytyrash njeriu  në arra, nuk i marrim për art. Çfarë arti diçka prej 3 kopejkësh! Kësodore në kokën tonë është ngulitur bindja se çmimorja nënkupton apo është baraz me vlerën artistike. Mendoj se kjo është një huqje e madhe e shkaktuar nga tregu europian, e që na servohet në 150 vjeçarin e fundit. Por të dalim tani te më konkretja. Si ndodhi kjo? Ndodhi si vijon: me ngjitjen në skenë të borgjezisë,(them borgjezisë e jo aristokracisë), e cila posedonte paranë dhe donte të jetonte si aristokracia (të kishte mobilje të shtrenjta, vepra artistike etj)., u ngjit në skenë njëkohësisht edhe një klasë shumë më e shumtë në numër por që kërkonte blerjen e veprave artistike.
http://www.abc.net.au/reslib/201208/r984734_10812675.jpg
Robert Hughes

Për rrjedhojë  u bë gjithnjë e më i theksueshëm tregu, por artistë kishte pak. U lajmëruan gjithnjë e më shumë artistë që realizonin shitjen  e veprave të tyre. Mund të pyesni, ku ngjau për herë të parë diçka e tillë? Po ua them. Ngjau në Holandë. Përse? Sepse në Holandë lindi borgjezia e parë e vërtetë. Nëse i hudhni sy disa idiomave të tilla, si p.sh. “karrikia holandeze”, “mobileria holandeze”etj., sigurisht se mund të pyeteni përse eksiztueka ky kallëzuesor “holandeze”?  Ekziston sepse borgjezia (holandeze), nisi të porosisë mobilieri për vete. Borgjezia krijoi estetikë të ri, enterier të ri. E si jetonin fshatarët?  Të copëzuar keq, me ulëse që s’ishin as stole, tavolina këmbështrembta…krahas tyre kishe në anë tjetër aristokracinë me mobileri e gdhendur të oborrtarisë; kështjellat me Mikelanxhelon në mur. Pra kishte mobilieri oborrtare dhe fshatare. Borgjezia krijoi mobileri të re, mobilierinë borgjeze, pikturën borgjeze. Karrigia holandeze ishte sinjali i parë paralajmërues i ngritjes së estetikës së re. Kjo estetikë ishte realiste, duke mos përshkuar domosdo motive religjioze, meqë borgjezia dëshironte të ekspozohej vetë në pikturë. Dhe lindën kështu ekole holandeze të pabesueshme pikturash,

http://www.holland.com/upload_mm/c/d/e/25099_fullimage_Frans_Hals_Museum_Haarlem_8678_560x350.jpg
Image result for dutch painting
http://i6.photobucket.com/albums/y240/luinelfireangel/milkmaid1.jpg
Ardhja më shprehje e “vegjelisë”në pikturat holandeze

në të cilat gjen zanatlinjë, gra në enteriere reale e pa motive religjioze, jetën e thjeshtë, piktura tepër të bukura të cilat i shijojmë edhe sot. Dhe kjo gjë e ndryshoi në plotni pikturën, por përkundër kësaj rrumpalle të shkaktuar nga tregtia, piktori akoma nuk mendonte se si të shitej. Ai vetëm duhej të ishte mjeshtër i madh. Këtu do ua përcjell edhe disa fjalë rreth asaj se ç’ngjau me ardhjen në pah të borgjezisë. Kritiku amerikan George Steiner, shkroi librin “Vdekja e tragjedisë” në të cilën potenconte se me zhvillimin e borgjezisë ngjau vdekja e tragjedisë. Por pse vdiq? Steiner është i mendimit se që nga koha e tragjdisë së vjetër antike e deri tek Sheksipiri, tragjedia përbënte shprehjen e kumtit, lajmin për botën. Njerëzit shkonin në teatër për të mësuar lajmin, kumtin…. Kronikat e Sofoklut, Euripidit apo Shekspirit…njerëzit përmes tyre merrnin lajmet, dhe jo domosdo ato solmene. Lajmi vinte në formën e vet artistike. Por ç’ngjau më pas? Lindi siç u tha borgjezia, lindi shtypi. Mjetet e informimit masiv. Kësodore vdiç tragjedia. Lindi drama. Borgjezia tashmë merrte lajmin/ informohej nga gazetat. Pas dramës erdhi melodrama etj. Ky është moment me rëndësi historike, pra momenti prej kur zhvillimi i borgjezisë nis t’i paraprijë dhe të krijojë avantazh ndaj mynyrave se si funksionin bota dhe ndaj krijimtarinë e artistit. Në shekujt XVIII dhe XIX borgjezia lajmërohet në Angli dhe Francë, ndodhi kjo që parashtroi kërkesën për piktura të reja e artistë të rinj; e për hapje akademish. Akademia Franceze mbulonte tërë tregun artistik, anipse asokohe nuk quhej ashtu…pastaj kishim edhe Akademinë Ruse të Arteve së bashku me vetë klasën e artistëve akademikë shumë të respektuar, por që krahas tyre u lajmëruan  edhe artistë të rinj që deshën shfronëzimin e një stili të tillë nga altari,  më saktësisht u lajmërua tendenca anti-akademizuese në art. Erdhi në pah ajo që sot në Francë njihet si “klasikja” – Impresionizmi. Impresionizmi ishte shprehja e parë e revoltë ndaj Akademizmit. Në Francë këta u quajtën impresionistë, në Angli artistë revolucionarë si Turner, që piktori pothuajse piktura postimpresioniste. Turner ishte larg akademikëve ndërkohë që u pa i denjë tër mirret për artist të madh.

Related image

http://www.ago.net/assets/images/555/The-Angel-Standing-in-the-Sun-660.jpg
Dy nga pikturat e Joseph Mallord William Turner

U lajmëruan pra revolucionarë në art që thyejnë stilin akademik, respektivisht  traditën. (Por) gazetat, masmediat, gjithë ajo çfarë e i shërben nevojave kumtimit të lajmit, tashmë luan rol çdo ditë e më të rëndësishëm në krijimin e emrave të rinj. Nëse i referoheni emrave të mëdhenj të së kaluar që nga Mojsiu, Jezu Krishti e deri tek Chaplini, të gjithë këta njerëz që ishin yje të kohërave të tyre, të gjithë emrat i’u janë përjetuar përgjatë rrjedhës së shekujve. Gazeta nuk ka mundur të krijoj artist të paqenë, individi është dashur ta meritoj titullin artist. Kurse sot përmes masmedias është kollaj ta krijosh yllin për krejt pak kohë. Manipulimi me opinionin publik sot është primesë gjithnjë e më e rëndësishme, dhe flamurin kryesor të këtij manipulimi e bartin masmediat.

(vijon)

Shpërndaje në: