Andrea Pirlo uron Interin për titullin kampion: Ishin më të mirë se ne

Andrea Pirlo uron Interin për titullin kampion: Ishin më të mirë se ne

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo pranoi që Interi ‘ka bërë më mirë, ka qenë më i qëndrueshëm dhe më i uritur ’ dhe përgëzoi kampionët e Italisë.

Bianconerët përgatiten për një ndeshje të rëndësishme kundër Nerazzurrëve nesër, pasi ata gjenden një pikë prapa katër të parëve dhe përballen me kampionët e sapo kurorëzuar në “Allianz Stadium”.

Lojtarët e Pirlo-s janë në nevojë të dëshpëruar për tre pikë për t’i ndihmuar ata në betejën për Champions League dhe trajneri ishte i lumtur me qëndrimin që ai pa nga lojtarët e tij kundër Sassuolo-s.

“Më pëlqeu ndeshja të mërkurën, ne kishim nevojë të rigrupoheshim pas ndeshjes kundër Milanit dhe ishim kompakt,” tha Pirlo në një konferencë për shtyp.

“Alex Sandro luan nesër, sepse ai është skualifikuar për finalen e Coppa Italia. Për të tjerët, do të shohim, ne duhet të rimarrim energjinë.

“Kur stërviteni, duhet të matni idenë tuaj të lojës me lojtarët, duke u përshtatur me karakteristikat e tyre dhe duke kuptuar se si t’i vendosni në fushë, në pozicionet ku ata mund të performojnë më shumë.”

Pirlo ndjeu se ai mori përgjigjen e duhur nga lojtarët e tij në Reggio Emilia, kur Bianconerët e përmbysën rezultatin me një fitore prej 3 me 1 ndaj Sassuolo.

“Duke parë performancën të mërkurën na vjen keq, ne mund të kishim më shumë pikë duke qëndruar gjithmonë po aq të përqendruar sa në Reggio Emilia,” vazhdoi Pirlo.

“Në fund të vitit, ne do të rishikojmë të gjithë sezonin, duke analizuar gabimet për t’i mos i përsëritur më ato.”

Pirlo tha se Federico Chiesa duhet të jetë në dispozicion për ndeshjen e madhe kundër Interit dhe konfirmoi se Merih Demiral do të kthehet.

“Federico Chiesa po bëhet gjithnjë e më i mirë, unë mendoj se ai do të jetë në dispozicion nesër në mbrëmje,” tha Pirlo. “Merih Demiral është në dispozicion, ai mund të fillojë ndeshjen.”

Trajneri i Zonjës së Vjetër e përgëzoi Interin për Scudetto-n, por theksoi se përballja me kampionët ‘na jep më shumë motivim’.

“Nesër, përballja me kampionët e sapo kurorëzuar italianë na jep më shumë motivim. Mos të harrojmë se kemi një shans për t’u kualifikuar në Champions League. Interi do të përpiqet të fitojë ndeshjen.

“Urime Inter për Scudetto, por ne mund të kishim bërë më shumë”.

Shpërndaje në: