Andrea Pirlo udhëton në Serbi, shumë pranë që të bëhet trajner i Partizanit të Beogradit

Andrea Pirlo udhëton në Serbi, shumë pranë që të bëhet trajner i Partizanit të Beogradit

Andrea Pirlo e ushtroi për një sezon profesionin e tij të ri, atë të trajnerit. Ish-mesfushori ia doli të fitonte dy trofe me bardhezinjtë, të cilat në fakt nuk i mjaftuan t’i fitonte besimin klubit me drejtuesit e Zonjës së Vjetër që e larguan.

Ndërkohë, Pirlo preferoi të qëndronte pushim për një vit dhe nga sezoni i ardhshëm duket se është gati të rikthehet në stol. Së fundmi, Pirlo gjendet në Serbi për çështje pune, megjithatë portal serb “Sportklub” ka zbuluar se ish-futbollisti mund të jetë duke negociuar për të marrë drejtimin e Partizanit të Beogradit.

Këta të fundit kanë vuajtur duke ndjekur prej shumë kohësh rivalët e Crvena Zvezda të fitojnë ndaj kërkojnë të bëjnë një ndryshim në mentalitet dhe Pirlo mund të jetë i duhuri. Ende tratativat janë në fillimin e tyre, por ka shanse që Pirlo rrugëtimin e tij si trajner ta rinisë nga Partizani i Beogradit ndërsa në tavolinë ka një ofertë prej 1.5 milionë euro në sezon.

Ndërkaq, vlen të theksohet se në krye të Crvenas është trajner Dejan Stankovic, një ish-interist dhe nëse Pirlo emërohet te Partizani atëherë derbi i Milanos do të zhvendosej në Serbi.

Shpërndaje në: