Andin Lokaj: Merruni me 17 shkurtin, leni këto pallavra të Babadimrit
Komentatori i njohur kosovar i sportit, Andin Lokaj, ka lëshuar një mesazh për krerët e shtetit, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, Lokaj ka bërë thirrje që fokusi të kthehet te festa e 17 shkurtit, dhe ka bërë thirrje për projekte serioze për zhvillimin e vendit, me frikën se fëmijët tanë do të vuajnë shumë në të ardhmen.
Po ashtu, Lokaj i ka konsideruar si ‘pallavra të Babadimrit’ gjithë këto organizime nga institucionet shtetërore, me rastin e 28 nëntorit.
Shikoni më poshtë postimin e plotë të Andin Lokaj (pa ndërhyrje).
O ju kisha lut merruni me përgatitje madhështore të 17 shkurtit, festës tonë, e mos u merrni me pallavra të Babadimrit.
Merruni me projekte serioze me zhvillu shtetin tonë se nuk lodhen tjerët për neve qysh po hargjoni energji koti ju për tjerët.
Mosni se me 2050-tën këta fmi që i kemi tash kan me vujt shumë. Se ka mundësi me mbet argat krejt jetën.
Kfilluni man fund e nëse kfilleni ju kfillet edhe ky popull që jeton me 1 makijato e 1 hamburger në ditë.
Shnet paqit krejt. Rrespekte /Periskopi/