Andi Zeqiri: “Jam gati për reagimet e tifozëve, unë kam gjak shqiptari, por Zvicrën e zgjodha vet”
Ndeshja miqësore do të jetë e veçantë veçanërisht për tre shqiptarët nga Kosova, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri, shkruanGazetaBlic Sport.
Zeqiri madje ishte gati të përfaqësonte Kosovën, kur për disa momente kjo punë konsiderohej e kryer nga FFK, por që në fund Andi Zeqiri zgjodhi Zvicrën.
“Kam menduar shumë, kam menduar shumë. Deri më tani, Zvicra m’i dha të gjitha kushtet për futboll. U bëra njeri i këtij vendi, ama e di që e kam gjakun shqiptar kah ana e babit e mamit. Unë kam zgjedh, nuk ishte as mami as babi, por unë e kam thënë fjalën e fundit dhe këtu jam sot për Zvicrën”, ka thënë Zeqiri.
“Nesër do të jetë lojë speciale për mua. Jam gati për nesër. E gjithë familja do të jetë aty. Tifozët e di që do të jenë aty, por për reagimet e tifozëve jam gati. Kam fokusin te loja dhe shpresoj të kalojmë mirë”, shtoi ai.