“Andi Lila, mos më trego përralla me mbret” – Trajneri largohet menjëherë nga intervista

“Andi Lila, mos më trego përralla me mbret” – Trajneri largohet menjëherë nga intervista

Dinamo arriti të marrë një fitore të madhe në Vlorë. Kryeqytetasit fituan me shifrat 0-1 falë golit të Denison në minutën e 83. Ky realizim erdhi nga një penallti që solli shumë kontestime. Në Vlorë nuk ishin aspak dakort me vendimin e arbitrit.

Gjithashtu edhe tifozët nuk ishin aspak të sigurt për penalltinë e dhënë duke hedhur shishe në fushën e blertë. Trajneri i Flamurtarit, Troisi, u tensionua në pankinë dhe do të ndëshkohej me karton të kuq.

Në fund ekipi i Mehmetit grumbullon tre pikë të tjera dhe shkon në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, me një pikë më pak se Skënderbeu. Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, lumë shishesh shpërthyen për arbitrat e takimit që u larguan të shoqëruar nga policia.

Ndërkohë Sinan Idrizi doli në deklaratë për “Oversport” duke u shprehur: “Ky arbitër acaroi në këtë farë feje një qytet të gjithë. Këta nuk zënë mend akoma. Këtë herë do të gjejnë një Flamurtar shkëmbi, jo batutash. Nuk mund të tallen me një qytet dhe investim”. E teksa Andi Lila po pyeste rreth anës teknike, Idrizi është larguar menjëherë nga intervista: “Pjesën teknike mos ma tregoni mua, tregojani një specialisti, si u shëmtua futbolli? Mos ma devijo temën. Hajde mirupafshim, më tregon Andi Lila mua përralla me mbret”, tha Idrizi.

Shpërndaje në: