Anderson ‘ka mundur të ishte lojtari më i mirë në botë, po të mos ishte McDonald’s’

Anderson ‘ka mundur të ishte lojtari më i mirë në botë, po të mos ishte McDonald’s’

Kjo sipas ish-bashkëlojtarit të brazilianit te Manchester Unitedi, Rafael.

Former Man Utd right-back Rafael says Anderson could have been on of the best players in the world

Anderson, 33-vjeçar, u pensionua vitin e kaluar në moshën 32-vjeçare pas aventurës te klubi turk, Adama Demispor.

But the midfielder's love for fast food held him back, according to Rafael

Ai kaloi tetë sezone në ‘Old Trafford’, ku fitoi titullin e Premier Leagues katër herë.

Por braziliani kishte probleme me mbipeshën dhe përgatitjen fizike përgjatë karrierës së tij, transmeton Periskopi.

Dhe ylli i Basaksehirit, Rafael thotë se ishte dashuria e tij për ushqimin e shpejtë, ajo që kontriboi në rënien e Andersonit.

”Ne mund të ishim në autobusin e skuadrës dhe të kalonim pranë shërbimeve të ndryshme dhe Anderson të kërcente me impulsivitet, duke bërtitur ‘McDonald’s, McDonald’s’.

”Ai ishte i çmendur, por e dua.

Anderson retired last year aged 32

”Jepni një top dhe ai do të luante me liri dhe nganjëherë, nëse ai kishte një ecuri të mirë ndeshjesh, mund të luante mirë sa çdo lojtar tjetër në ligë.

”Jo vetëm kaq, por kur ai luante mirë, ne luanim në mënyrë brilante. Ai pësoi shumë lëndime serioze dhe pastaj pati probleme me ngrënie dhe kjo filloi të ndikonte tek ai.

”Nuk ishte koicidencë që forma e tij më e mirë erdhi kur ai po luante shumë, pasi kështu nuk mund të hante shumë.

”Do të them diçka për Andersonin – po të ishte futbollist profesionist, ai ka mundur të ishte më i miri në botë.

”Po e them këtë me shumë seriozitet. Nuk e di nëse ai ka marrë ndonjëherë diçka seriozisht. Ai thjesht e donte jetën.

”Ai do të hante çdo gjë që i vije përpara.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: