Ancelotti: Kurrë në jetë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës
Trajneri i Realit ka folur në konferencë për media para përballjes së nesërme mjaft të vështirë ndaj Villarrealit.
Ndër deklaratat që bëri, trajneri italian u pyet edhe nëse do t’i bashkohej Barcelonës.
“Kurrë në jetë nuk do t’i bashkohesha Barcelonës. E pamundur. Historia ime është këtu te Real Madridi, klubi më i mirë në botë. Njerëzit më duan këtu”, tha Ancelotti.
Ancelotti është pjesë e Real Madridit që nga viti 2021, ndërkohë “Los Blancos” i kishte drejtuar edhe në periudhën 2013-2015.