Ancelotti ka tre opsione për të zëvendësuar Modricin

Ancelotti ka tre opsione për të zëvendësuar Modricin

Planet e Real Madridit për finalen e Kupës së Mbretit dhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve duket se janë prishur, pas lajmeve se Luka Modric pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen e fundit në La Liga, ndaj Gironas.

Carlo Ancelotti konfirmoi lajmin të premten dhe deklaroi se nuk e di nëse kroati është i aftë për të luajtur ndaj Osasunës në finalen e Kupës së Mbretit, që zhvillohet të shtunën e ardhshme.

Me Real Madridin që do të përballet me Manchester Cityn vetëm tre më vonë, Modric gjithashtu mund të mungojë në ndeshjen e parë ndaj anglezëve.

Pavarësisht moshës, 37-vjeçari vazhdon të jetë një nga futbollistët kryesorë te “Los Blancos”, dhe thuajse është i pazëvendësueshëm.

Ancelotti ka si zëvendësues të gatshëm Aurelien Tchouamenin, Eduardo Camavingan dhe Dani Ceballos, me këtë të fundit që është më i përshtatshmi. Sipas “Football Espana”, të tre do të kenë shanse të dëshmojnë se mund të zëvendësojnë Modricin, pasi ata pritet të kenë minuta kundër Almerias sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në La Liga.

Padyshim se reprezentuesi i Kroacisë do të mungojë, po ashtu edhe atë kundër Real Sociedad në mesjavë, por për Real Madridin do të ishte mungesë e madhe nëse ai i mungon në ndeshjet më të rëndësishme, ndaj Osasunas dhe Manchester Cityt, pasi që në kampionatin spanjoll thuajse e kanë humbur garën për titull.

Shpërndaje në: