Ancelotti i pa interesuar për Mbappe: Nuk më intereson nëse vjen ose jo, kam skuadër të fortë

Ancelotti i pa interesuar për Mbappe: Nuk më intereson nëse vjen ose jo, kam skuadër të fortë

Carlo Ancelotti duket se është i lodhur nga spekulimet që e lidhin Kylian Mbappen me Real Madrid.

Francezi thuhet se dëshiron me çdo kusht largimin drejt Realit, njësoj siç këta të fundit duan afrimin e tij.

Por, për trajnerin Carlo Ancelotti, gjithçka është e pavlerë përderisa lojtari nuk është zyrtarisht pjesë e skuadrës së tij.

“Nuk e di nëse do të vjen ose jo. Nuk më intereson se çfarë ndodh”, ka thënë Ancelotti, transmeton Periskopi.

“Kam skuadër të mirë, të fortë dhe këta lojtarë më japin lumturi. Jam i fokusuar  te skuadra që kam”, shtoi italiani.

Ancelotti është në telashe me lojtarët e lënduarve. Kësaj liste tashmë i është shtuar edhe Modric, para ndeshjes së vikendit. /Periskopi/

Shpërndaje në: