Ancelotti e pranon: Manchester City ishte më i mirë në fushë, nuk është tragjike eliminimi në gjysmëfinale

Ancelotti e pranon: Manchester City ishte më i mirë në fushë, nuk është tragjike eliminimi në gjysmëfinale

Manchester City është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

“Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në Etihad Stadium dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 kanë siguaruar biletën për finale.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pas ndeshjes tha se Manchester City ishte ekip më i fortë se ata dhe se nuk mundën të ktheheshin në lojë.

“Ne thjesht dolëm kundër një ekipi që është shumë i fortë dhe nuk arritëm të ktheheshim në lojë. Nuk kishte asnjë kolaps psikologjik nga lojtarët”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Ata luajtën më mirë se ne, bënë presion të lartë dhe vazhduan ta bëjnë këtë gjatë gjithë ndeshjes. Mund ta kishim kontrolluar topin më mirë në pjesën e dytë”.

“Ndonjëherë mund të ndodhë që të humbisni në një gjysmëfinale, kjo nuk është asgjë e re në sport, nuk është një tragjedi, ka gjëra shumë më të këqija në jetë dhe në sport”.

“Fakti mbetet, ne patëm një sezon të mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai ndër tjerash.

Manchester City dhe Interi do të ballafaqohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor.

Shpërndaje në: