Ancelotti: E dua këtë ekip, është ndoshta më i miri që e kam drejtuar
Në derbin e xhiros së 11-të të La Ligës, Real Madrid mundi 3:1 Sevillan dhe ruajti vendin e parë.
Skuadra e Carlo Ancelottit kaloi në epërsi në minutën e 5-të me golin e Luka Modricit dhe mysafirët u rikthyen me anë të Lamelës në minutën e 54-të. Megjithatë, Reali e mposhti në fund Sevillan dhe fitoren e sollën zëvendësuesi Lucas Vazquez në minutën e 79-të dhe Fede Valverde në minutën e 81-të.
“Zëvendësimet na kanë sjellë shumë gjëra të mira dhe opsionet që kemi janë një cilësi e madhe e kësaj skuadre. Ne duhet të mbijetojmë këtë pjesë të sezonit deri në Kupën e Botës, dhe kjo do të thotë se do të duhet të vuajmë për të marrë fitore”, tha Carlo Ancelotti.
“Nuk e di nëse është skuadra më e mirë, por kjo është skuadra që më pëlqen të jem trajner. Nuk kam probleme me këta lojtarë, ne bashkëpunojmë mirë dhe ndjej respekt për këtë. Për sa i përket cilësisë, është një nga më të mirat që kam arritur, nëse jo më e mira”.