Ancelotti ankohet në referim pas barazimit ndaj Gironas

Ancelotti ankohet në referim pas barazimit ndaj Gironas

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Gironas, në kuadër të javës së 12-të në La Liga.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u ankua në referim.

“Nuk më pëlqen të flas për [vendimet e arbitrave]”, tha Ancelotti pas ndeshjes. Situata e parë është e qartë. Nuk është penallti sepse e godet në gjoks. Nuk e ka prekur topin me dorë, e kanë shpikur. Situata e dytë është ndryshe, mund të jepet. Ajo që më habit është se erdhi në një moment të rëndësishëm të ndeshjes, ishte në rrugën e duhur, por na kushtoi shumë. Pas kësaj situate kemi dy pikë më pak në tabelë. Nuk e di nëse kjo është arsyeja pse nuk fituam. Ky episod e ka dëmtuar ndeshjen. Mund të kishim luajtur më mirë, por në këtë fazë të sezonit është e vështirë të kemi një nivel shumë të lartë loje. Me shumë me përpjekje, loja ishte në rrugën e duhur”, u shpreh trajneri italian.

Tani, Real Madridi ka vetëm një pikë më shumë se Barcelona në elitën e futbollit spanjoll.

Shpërndaje në: