Anashkaloni këto gjëra që të keni gjumë të qetë
Njerëzit që shikojnë telefonat e tyre të mençur ose tabletët para se shtrihen, mund të shtyjnë një orë më shumë gjumin, thonë studimet.
Por, Colin Espie, profesor në Departament of Nuffield Neurosciences Clinic në Universitetin e Oksfordit ka disa këshilla.
“Çdo aktivitet që do të shkaktonte një individ që të ketë një rritje në nivelet e stresit mund të ndikojë në një gjumë jo të mirë të natës”, tha ai.
Profesori Espie këshilloi që të shmanget çdo aktivitet stimulues para se të vendosni të flini.
”Një orë deri në një orë e gjysmë para se të shkoni në shtrat nëse nuk bëni ndonjë punë, duhet të shmangni ndonjë aktivitet ‘stimulues’ siç është stërvitja e zellshme, pajisjet elektronike dhe t’i jepni vetes kohë për t’u çlodhur”, sugjeron Espie.