Analizë nga CNN: Lufta e Rusisë në Ukrainë është në një pikë të rrezikshme kulmore
Kaosi i javës së kaluar mund të jetë qetësues në mënyrë të gabuar. Pavarësisht menaxhimit katastrofal të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, momenti më i rrezikshëm i konfliktit mund të jetë duke u afruar, shkruan CNN, përcjell Periskopi.
Në një pikë këtë javë, Kremlini me gjasë do të deklarojë se referendumet e “rreme” në katër zonat e okupuara pjesërisht në Ukrainë kanë dhënë miratimin për asimilimin e tyre të shpejtë në atë që Rusia e quan territor rus.
Referendumet janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar dhe Ukraina, Shtetet e Bashkura dhe vendet e tjera të NATO-s tanimë e kanë bërë të qartë se kjo nismë nuk ka bazë ligjore dhe si e tillë do jetë në shënjestër të sanksioneve.
Sidoqoftë, kjo do të ndodhë, dhe Rusia me gjasë do ta përdorë këtë momentum për ta plotësuar kërcënimin qëndror prapa këtij mashtrimi, i deklaruar hapur nga Ministri i Jashtëm , Sergey Lavrov gjatë vikendit: që Moska ka të drejtën për të “mbrojtur në tërësi” zonat që zyrtarisht janë bërë territor i saj.
Kërcënimi i Moskës është qartësisht bërthamor. Putin e ka shfaqur retorikën e tij luftëdashëse- duke paralajmëruar javën e kaluar se Rusia do t’i shfrytëzojë të sisteme e armvëe në dipozicion nëse është e nevojshme- si reagim ndaj kërcënimeve joekzistuese bërthamore të NATO-s.
Por, zyrtarët e tij kanë qenë të qartë: ata duan që përdorimi i armëve bërthamore të konsiderohet një mundësi reale dhe siç tha Putini, “kjo nuk është bllof”.
Kjo ka nxitur një ndryshim rrëqethës të mesazheve në Uashington.
Për muaj të tërë, zyrtarët perëndimorë refuzuan çfarëdo sugjerimi se konflikti bërthamor ka qenë ndonjëherë në konsideratë. Tani, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe zyrtarët nga kabineti i tij janë detyruar të dërgojnë publikisht mesazhe të parandalimit dhe të gatishmërinë për të siguruar aletaët e tyre – dhe pothuajse të gjithë të tjerët në planetin Tokë.
Është vërtetë e papërshtatshme të jetosh në një kohë kur qeveria amerikane ndjenë se duhet publikisht ta paralajmërojë një Rusi në kohë lufte- një Rusi që ëshë duke humbur thellë dhe papritur ndaj një fqinji që ata gjithmonë kishin menduar se mund të nënshtronin sipas dëshirës – që përdorimi i armëve bërthamore është një ide e keqe. Parimet e shkatërrimit të bërbashkët, që kishin sjellur një qetësi të errët në Luftën e Ftohtë, duket se janë asgjësuar.
Ne po përballemi me një Rusi që dëshiron të paraqesë një pamje të një njeriu të çmendur që është i gatshëm të humbë gjithçka- për të gjithë- nëse përballet me humbje në këtë luftë.
Putini tani është shuëm më i dobët
Ky është një i dyjëzuar për Putinin, i cili nuk në dispozicion zmbrapasje ose rrugëdalje të butë.
Mobilizimi i pjesshëm i civiliëve rusë ka qenë aq i tmerrshëm sa as edhe çdokush që ka vëshguar rekrutimin në Rusi përgjatë dekadave mund të ketë pritur. Njerëzit e gabuar po rekrutohen, teksa të pasurit po largohen dhe të varfërit tejkalojnë numrit e të gjithë të tjerëve.
Pushkë të ndryshkura, autobusë të mbushur me rektrutë të dehur dhe ende asnjë përgjigje për pyetjen kyçe- si do të furnizohen dhe si do të pajisen me armë këta dhjetëra mijëra ushtarë të patrajnuar e ndoshta pa vullnetë në vijën e frontit, nëse Moska nuk mundi që ta furnizonte më mënyrë adekuate ushtrinë e saj të rregullt përgjatë gjashtë muajve të fundit?
Dhe, kriza në Rusinë e Putinit nuk duhej të priste që të mobiliztuarit rishtazi të ktheheshin në arkivole. Kaosi i mobilizimit tashmë ka bërë që gjigantët e propagandës së Kremlinit si Margarita Simonian, drejtoreshë e televizionit të kontrolluar nga shteti, RT, të veprojë si teze e agonisë në “Tëitter” për ruset baballarët, bijtë e bashkëshortët e të cilave janë dërguar në mënyrë të gabuar në vijën e frontit.
Ato argumentojnë zyrtarët lokalë janë fajtorë për gabimet e rekrutimit, por nën të gjithë këtë, është lufta dhe përndjejka e tmerrshme e saj, që e kanë sjellë Rusinë këtu. Pranimi i elitës së Moskës për katastrofën e mobilizimit kundërmon një aromë kritike për vetë kuzhinierin e sahj, dhe kjo është e rrallë.
E gjitha kjo e lë Putinin shumë më të dobët se sa kur ai thjeshtë po e humbte luftën. Si rritje e numrit të armqive, ai tani përballet me pakënaqësi të brendshme që ndoshta është e pashembullt. Pozicioni i tij varet nga fuqia e tij, dhe atij tani kjo i mungon, pothuasje tërësisht. Mobilizimi i detyruar i njerëzve në moshë dhe i të rinjëve pa vullnet duket se nuk do t’i ndryshojë kalkulimet në fushëbetejë, aty ku morali i ukrainasve është në qiell dhe armatimi i tyre është duke u përmirësuar ngadalë.
Mos u ktheni tek rrethi i ngushtë i Putinit për ndryshime. Të gjithë ata janë mbuluar me gjakun e njejtë të kësaj lufte, dhe prapa daulles së ngadalshme të shtypjes që ka shndërruar Rusinë në një autokraci distopike gjatë 22 viteve të fundit. Putini nuk ka një pasardhës të qartë; mos prisni që ndokush që më në fund zëvendëson atë ta ndryshojë rrjedhën dhe të kërkojë paqë dhe rimëkëmbje ekonomike. Cilido pasardhës mund të tentojë që ta dëshmojë guximin e vet me një ushtrim edhe më të çthurur se pushtimi fillestar i Ukrainës.
Çka tutje?
Pra, ne kemi mbetur me një Putin humbës, që nuk e përballon humbjen. Pa shumë forcë konvencionale të mbetur, ai mund t’u kthehet veglave të tjera për ta ndryshuar këtë pozicion të tmerrshëm.
Aeroplanët strategjikë mund të lëshojnë bomba në disa të pjesë të Ukrainës edhe pse në shumë prej fshatrave dhe qyteteve duket se kjo tashmë ka ndodhur. Ai gjithashtu mund t’u kthehet armëve kimike dhe biologjike, edhepse këto do të ishin shumë afër kufirit të tij për rehati dhe kjo do të nxiste një reagim të ashpër ndërkombëtar.
Dhe pastaj vie opsioni bërthamor- një opsion që më parë duke i pamendueshëm saqë duke çmenduri për t’u zotuar për ta shtypur në letër. Por edhe kjo vie me rreziqet për Putinin, përtej hakmarrjes së mundshme të NATO-s. Një ushtri që nuk mund të fluturoj mjaftueshëm aeroplanë ose që nuk mund të mbushë mjaftueshëm tanke, ka problem. Kjo ushtri mund të brengoset që nuk mund të kryejë siç duhet një sulm të saktë, të limituar dhe efektiv taktik bërthamor.
Vetë Putini mund të brengoset që kapja e tij paksa e shthurur në pushtet nuk mund të mbajë një zinxhir komande që është mjaftueshëm i fortë për ta zbatuar në të vërtetë urdhrin për të lëshuar një armë bërthamore. Ky madje mund të jetë momenti ku engjëjt më të mirë të natyrës ruse dalin në pah. Në pesë vjetët që kam jetuar atje, kam takuar një popull të ndritur, të ngrohtë dhe vezullues, i dëmtuar kryesisht nga shekujt e keqqeverisjes.
Prapëseprapë, në ditët e ardhshme, do të jetë tunduese për t’i refuzuar pretendimet e gjera të Moskës për sovranitet e kërcënim me luftë si grahma të vdekjes së një perandorie që harroi ta kontrollonte motorin para se ta niste vozitjen në stuhi. Ky është një moment “fito ose humb” për Putinin dhe ai nuk sheh një të ardhme në të cilën ai humb.
Shkruan: Nick Patton Walsh, CNN/ Përktheu: Periskopi