“Analizat e urinës të pacientit Adi Krasta”, Surdulli: Këtu përfundon profesionalizmi i një drejtuesi të një televizioni publik
Shefik Surdulli, ka reaguar pas intervistës së mbrëmshme të zv.drejtorit të Përgjithshëm të RTK’së, Adi Krasta, ku foli për skandalin e përfshirë të televizionit publik.
Në këtë intervistë, Krasta u pyet edhe për foton tashmë të njohur për publikun me Dejona Mihalin e VV-së, e ku Krasta tha se “nuk e di nëse e ka takuar para urinimit apo pas, në pompën në Shqipëri ‘NBT Oil'”.
Surdulli në profilin e tij në Facebook, shkruan se intervsita e mbrëmshme tregon se ku ka përfunduar profesionalizmi dhe gjendja e RTK’së me Adi Krastën tashmë në krye.
Më poshtë postimi i plotë:
“ANALIZAT” E URINËS, TË “PACIENTIT” ADI KRASTA
Në vend të analizës serioze për tejkalimin e gjendjes së rëndë e të jashtëzakonshme në RTK, drejtuesi i saj, Adi Krasta, merret me “analizën” e urinës!🤷♂️
Këtu përfundon profesionalizmi, përgjegjshmëria, etika dhe shqetësimi i një drejtuesi të një televizioni publik, siç është Adi Krasta në këtë rast, për RTK!🤷♂️