Analiza e Jamie Carragherit nga mbrojtja e Chelseat kundër Man Cityt, tregon se Tuchel është gjeni

Analiza e Jamie Carragherit nga mbrojtja e Chelseat kundër Man Cityt, tregon se Tuchel është gjeni

Periudha e shkurtër e Thomas Tuchelit si trajner i Chelseat nuk ka qenë asgjë tjetër veç sensacionales.

Në më pak se katër muaj, gjermani ka kthyer fatin e klubit, duke drejtuar skuadrën drejt finales së FA Cup dhe Champions Leagues, transmeton Periskopi.

Chelsea aktualisht zë pozitën e tretë në Premier League, një pozitë që asnjë fans nuk e kishte ëndërruar në fund të sezonit gjatë javëve të fundit të Frank Lampardit në klub.

Është një periudhë ngazëllyese për të qenë fans i ‘Të Kaltërve’ dhe shumica e suksesit të skuadrës në muajt e fundit ka qenë falë qëndrueshmërisë së mbrojtjes.

Ndryshimi i Tuchelit me një mbrojtje me tre lojtarë ka dhënë frytet e veta, por ai ka ndryshuar shumë më shumë se vetëm skemën e formacionit.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germainit gjithashtu ka stabilizuar një mënyrë të veçantë si mbrojtja e Chelseat vepron gjatë sulmeve të kundërshtarit gjatë ndeshjeve, siç ishte evidente edhe në fitoren e madhe me përmbysje, 2-1, kundër Manchester Cityt në ‘Etihad’.

Në këtë ndeshje të Premier Leagues, mbrojtja e ‘Të Kaltërve’ bëri presing lart në fushë për t’i vënë nën presion sulmuesit e Cityt dhe mesfushorët ofanzivë, një taktikë që funksionoi për mrekulli – veçanërisht në pjesën e dytë.

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher diskutoi mbrojtjen e Chelseat dhe analiza e tij nënvizon gjenialitetin e Tuchelit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: