Analisti spanjoll bën komente raciste për Lamine Yamal: Nëse nuk do ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve

Analisti spanjoll bën komente raciste për Lamine Yamal: Nëse nuk do ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve

Një skandal ka ndodhur në kanalin televiziv spanjoll Movistar.

Ish-portieri i Atletico Madridit, German Burgos, ka bërë një koment racist për Lamine Yamal, talentin e ri të Barcelonës.

“Nëse ai nuk do të ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve”, tha Burgos për futbollistin e Barçës.

Normalisht se kjo deklaratë nuk u prit mirë nga komuniteti në Spanjë, andaj reagimet ishin të menjëhershme.

Pasi mësuan për këtë deklaratë, si Barcelona ashtu edhe Paris Saint-Germain morën vendimin të mos japin intervista pas ndeshjes për Movistar.

Shpërndaje në: