Analisti Muharremi: Qeveria po investion për vota, dhe jo për ekonominë

Analisti Muharremi: Qeveria po investion për vota, dhe jo për ekonominë

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë një analizë sa i përket investimeve në Kosovë.

Ai në Facebook ka thënë se Qeveria po investon për vota, dhe jo për ekonominë e vendit.

Muharremi krahas kësaj analize, ka publikuar dhe një grafikon.

Postimi i plotë:

70 Milionë për Shtesa, Vetëm 18.5 Milionë për Biznese: Si Qeveria Investon për Vota, Jo për Ekonomi

Sot kam shiqu se sa janë ndarë për biznese në vitin 2024, por edhe nga viti 2021 deri 2025 dhe kam krahasuar me ndarjen e ‘befasishme’ të 70 milionë eurove të paplanifikuara si shtesa e që janë quajtur “shtesat për vota”. Kjo është me rëndësi se kështu e kuptojmë si qeveritë e politika punon e ‘investon’ për votat e tyre por jo edhe për mirëqenien e ekonomisë. Apo si nuk investon për ekonomi dhe si për interesin e saj investon dramatikisht.

Disa pika me rëndësi:

1. Qeveria për ministrinë kryesore dhe përgjegjëse për ndërmarrësi, industri dhe tregti ka ndarë vetëm 24.8 milionë euro në vitin 2024. Por prej tyre, vetëm 14.3 milionë euro shkojnë për biznese, tjerat janë për paga të qeverisë e administratë, për shtesa, për komunli dhe për mallra e shërbime. Kjo nënkupton që në krahasim me ‘investimin për vota (shtesat)’ janë investu vetëm 21% për biznese;

2. Pradoksalisht, qeveria ka ndarë për pesë vite (2021-2025) më pak mjete për biznese tek ministrina përgjegjëse për biznese dhe sektor privat (MINT) sesa që ka ndërë një herë të vetme (dhjetor 2024) për shtesa që shifen si veprim elektoral për t’i obliguar e joshur qytetarët për votë. Për 5 vite janë ndarë për biznese 69 milionë euro në total për ministrinë përgjegjëse e për ndihma/shtesa-vota janë ndarë 70 milionë euro me vetëm një vendim, për një rast;

3. Edhe pse vlera e imporeve është rritur dukshëm për 3-4 vite dhe deficiti është rritur nga 2.8 miliardë euro (viti 2020) në rreth 5.3 miliardë euro në vitin 2024, nuk është zhvilluar asnjë program specifik me adresu sfidën e importeve dhe rritje së deficitit që po qet jashtë tregut rreth 5 miliardë euro në vit, vetëm në nëntor 2024 473 milionë e në dhjetor presim mbi 500 milionë humbje tregtare në mallra. Vlera e investimeve tek ministra e tregtrisë nuk është rritur, përkundrazi;

4. Ky grafikon dhe këto shifra zyrtare na tregojnë se si qeveritë kujdesen për votën e tyre por jo edhe për bizeneset dhe sektori privat ku i marrin taksat. Jo për ekonominë që rritë dhe zgjeron mirëqenien publike. Fakti 70 milionë për shtesa-vota dhe 18.5 milionë euro për biznese është indikatori më i sakt që tregon prioritetet e qeverisë dhe objektivat zhvillimore;

5. Gjatë kësaj kohe, buxheti për ndihma dhe politika sociale është ngritur 1,156 milionë për vitin 2025 (1.16 miliardë euro) derisa buxheti i MINT ka mbetur 28 milionë. Gjatë 3-4 viteve, vlera e politikave sociale mund të ketë kaluar 4 miliardë (4,000 milionë euro) derisa vlera e përkrahjes së bizneseve përmes MINT ka qenë më pak se 70 milionë euro (69M) apo saktësisht sa janë ndarë me një veprim të vetëm në dhjetor 2024 për arsye kryesisht elektorale.

Shpërndaje në: